​Reali ofron 85 milionë dhe një super mesfushor për Dybala (Foto)

PUBLIKUAR

Real Madrid ka hyrë seriozisht në garë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala

Drejtuesit e Real Madridit janë duke tentuar që të shfrytëzojnë interesimin e Juventusit për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Lojtari pëlqehet shumë nga Juventus dhe është një nga kërkesat e trajnerit Massimilano Allegri.

Por, kur drejtuesit e Juventusit kanë pyetur për çmimin e kroatit, Reali është kundërpërgjigjur me një ofertë shumë interesante

Sipas Mundo Deportivo, Real Madrid ka ofruar 85 milionë euro dhe shërbimet e Kovacic.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ ka refuzuar këtë ofertë, pasi ata duan vetëm 120 milionë euro për Dybala.

Përvec argjentinasit, Real Madrid po interesohet edhe për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe dhe Eden Hazrd të Chelseat. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...