​Real Madridi arrin marrëveshje me Chelsean për huazimin e mesfushorit kroat

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, është vetëm një hap larg transferimit në Chelsea për sezonin e ardhshëm.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje që Kovacici të shkojë në Chelsea si huazim. Pas kësaj marrëveshjeje, pritet që klubi londinez dhe mesfushori të pajtohen për një kontratë, e cila do t’i kënaqë të gjithë, transmeton Gazeta Express.

Kroati do të ketë mundësinë të jetë titullar në skuadër, Chelsea do të përforcojë mesfushën dhe Real Madridi do të ketë nën kontroll të ardhmen e lojtarit.

Marrëveshja u arrit herët këtë mëngjes pasi që Kovacici refuzoi të ushtronte së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit.  Pas marrëveshjes, kroati ushtroi i ndarë prej skuadrës në një pjesë të izoluar në kompleksin e klubit.

E gjitha kjo pritet të bëhet zyrtare gjatë orëve të ardhshme. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...