​Reagimi i Bankës Qëndrore pas vrasjes së policit nga grabitësi i bankës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës dënojnë fuqishëm veprimet kriminale nga ana e grupeve të armatosura kriminale, të cilët janë duke terrorizuar Kosovën me sulmet të vazhdueshme, të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve.

Mesazhi i plotë i Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës:

Qytetarët dhe i tërë opinioni publik është tronditur me njoftimin mbi ngjarjen tragjike të ndodhur më datë 27.12.2018 në Istog, ku gjatë një sulmi kriminal për grabitjen e një banke komerciale është plagosur rëndë Izet Demaj, zyrtarë i Policisë së Kosovës i cili si pasoj e këtyre lëndimeve ka ndërruar jetë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës i shprehin ngushëllime familjes së Policit hero, i cili humbi jetën e tij në detyrë duke mbrojtur qytetarët e Kosovës.

Ai dha jetën e tij për të mbrojtur lirinë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën e tyre për të jetuar dhe vepruar të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës dënojnë fuqishëm veprimet e tilla kriminale nga ana e grupeve të armatosura kriminale, të cilët janë duke terrorizuar Kosovën me sulmet të vazhdueshme, të cilat janë bërë dukuri e shëmtuar në vitet e fundit dhe njëherit shpreh mbështetje për institucionet e sigurisë për të rritur kapacitetet dhe angazhimet në parandalimin e këtyre incidenteve.

 

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...