Raimres thotë se do të ishte shumë i lumtur që të transferohej në Inter
Mesfushori brazilian i Jiangsu Suning, Ramires është shumë pranë kalimit në Inter dhe për këtë është shumë i lumtur.
Ai është kthyer në stërvitje me skuadrën kineze, por thotë se do të ishte i lumtur nëse do të realizohej kalimi i tij të një skuadër e madhe si Inter.
“Nëse Inter bisedon me agjentin tim është pozitive, pasi kur një skuadër e madhe interesohet për mua, atëherë kjo tregon se po bëjë punë të mirë”, tha Ramires për Sky.
“Do të kisha qenë i lumtur nëse do të shkoja në Inter, por unë ende jam lojtar i Suning dhe jam i përqendruar në parapërgatitje”. /Express/


