Ivan Rakitic ka thënë se do të dëshironte shumë që sërish të punonte me Unai Emery dhe Luis Enrique
Mesfushori kroat, Ivan Rakitic nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në të ardhmen të punojë me dy ish-trajnerët e tij Unai Emery dhe Luis Enrique.
Ai tha se këta dy trajnerë kanë pasur rëndësi shumë të madhe në karrierën e tij si futbollist.
“Do të dëshiroja shumë që të punoja me ta sërish. Ata kanë qenë fondamental në karrierën time dhe janë të ngjashëm në dashurinë ndaj futbollit. Ata nuk duan kurrë të humbasin, as në stërvitje”, tha Rakitic për Marcan.
Emery është trajner i PSG-së, skuadër kjo e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Enrique ende është pa skuadër që prej largimit nga Barcelona. /Express/



