Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Alan Shearer, e ka kritikuar mesfushorin francez të Manchester Unitedit, Paul Pogban, duke thënë se ai nuk është mjaftueshëm i mirë as për t’ua
Shearer ka mbetur i habitur nga sjellja e lojtarëve të “Djajve të kuq”, veçanërisht të Pogbas, dhe e mbështet Jose Mourinhon në zënkën mes këtyre të dyve, transmeton Gazeta Express.
Lajmet se Pogba dhe Mourinho nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes të dyve kanë qarkulluar tash e një kohë të gjatë. Megjithatë, javën e kaluar, Sky Sport News e publikuan një video nga një seancë stërvitore, ku shihen këta të dy duke u zënë mes vete me fjalë.
“Paul Pogba është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit, por ai as në thembër s’i arrin legjendat e Manchester Unitedit”, shkruan Shearer në kolumnën e tij në The Sun.
“Kur i shikon ndeshjet e Manchester Unitedit për momentin, të vjen keq që lojtarët nuk janë duke luajtur më për Jose Mourinhon. Të shtunën, skuadra e dinte se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje për trajnerit, por asnjëri nuk luajti për të. Më vjen turp për ta”.
“Mourinho është një trajner i mrekullueshëm. Sezoni i tij i parë ishte shumë i suksesshëm dhe ai i fitoi dy trofe, ndërsa në sezonin e dytë, përkundër faktit që ishin larg vendit të parë, ata përfunduan në vendin e dytë”.
“Është e turpshme që një klub i këtij niveli t’i lejojë këta tituj negativ dhe të lejojë të dalin vazhdimisht lajme nga brenda klubit. Klubi e kishte fuqinë, po ashtu edhe trajneri, por tani e gjithë fuqia në Old Trafford u përket lojtarëve”. /Gazeta Express/
==


