​Pjanici ka besim në Ronaldon

PUBLIKUAR

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, mendon se sulmuesit Cristiano Ronaldo i nevojitet vetëm edhe pak më shumë kohë për të treguar talentin e tij edhe në klubin italian, përmes golave.

Ylli portugez u transferua në Juventus nga Real Madridi këtë afat kalimtar për 117 milionë euro. Me klubin madrilen ai kishte arritur t’i shënojë 450 gola në 438 ndeshje, duke i fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, Ronaldo ende nuk ka arritur të shënojë gol në dy ndeshjet e tij të para për Juventusin në Serie A, por bashkëlojtari i tij, Pjanic, beson se portugezi do ta ndryshojë këtë gjë sapo të mësohet me ligën e re.

“Cristiano i ka dhënë diçka Juventusit. Duhet ta pranoj se ai është shumë i mirë në gjuajtjen e topit! Ai do të na dhurojë shumë gjëra dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadrën tonë”, ka thënë Pjanici.

“Ai e ka dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë në vitet e fundit. Është shumë e rëndësishme për ne që e kemi këtu dhe ne do të përfitojmë nga ato që do të na i dhurojë ai”.

“Shpresoj se ai ndihet rahat me ne, por nga ajo që na ka thënë neve, ai është shumë i mirë që është këtu, kështu që shpresojmë që në të ardhmen, ashtu siç ka bërë gjithmonë, ai do ta japë neve atë që ia ka dhënë edhe klubeve të tjera”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...