​Pesë golat e Ramosit që shkruan historinë e Realit (Video)

PUBLIKUAR

Sergio Ramos ishte vendimtar në ndeshjen kundër Barcelonës, ku në minutën e 91 shënoi golin e barazimit për 1:1

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos edhe një herë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e tij, kësaj radhe kundër Barcelonës në Camp Nou.

Ramos shpëtoi Realin nga humbja në Camp Nou, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 91’të, apo vetëm dy minuta pa përfunduar ndeshja.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që Ramos shpëton, Reali, pasi më herët kishte ndodhur edhe në katër raste të tjera, ku Reali ka fituar katër tituj.

Fillimisht në finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në vitin 2014, ku shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 93, për të shkuar më pas në vazhdime de për të fituar 4:1 në fund.

Më pas shënoi edhe në finale të Kupës  së Botës po atë vit, ku Reali u bë kampion.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi Ramos shënoi sërish golin e parë dhe të vetëm kundër Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve këtë edicion, ku në fund Reali fitoi me penallti.

Rasti i fundit ishte Superkupa e Evropës në gusht të këtij viti, ku Ramos në kohën shtesë shënoi golin e dytë 2:2 dhe shpëtoi Realin nga humbja, për të fituar më pas në kohën shtesë. Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...