​Penaldo! Ja sa penallti ka shënuar në të vërtetë Ronaldo në Real

PUBLIKUAR

Cristiano ka shumë nofka dhe një ndër to është edhe ‘Penaldo’ për golat e shënuar nga penalltia

Ylli i Real Madridit në ndeshjen e djeshme kundër Alavesit shënoi një gol nga penalltia, ndërsa një tjetër e priti portieri Pacheco.

Ai që prej transferimit në Real Madrid i është vënë edhe një nofkë tjetër ‘Penaldo’ për golat e shënuar nga penalltia.

Por, në të vërtetë sa gola ka shënuar portugezi në të gjitha garat me Real Madridin.

Nga 265 gola në La Liga, Ronaldo ka shënuar 53 herë nga penalltia, apo 20 për qind të golave të tij. Në Ligën e Kampionëve nga 80 gola, 10 i ka nga penalltia, apo 12.5 për qind, ndërsa në Cop del Rey ka tre penalti nga 21 gola, apo 14 për qind.

Në total, Ronaldo ka shënuar 17.8 për qind të golave të tij në Real Madrid nga penalltia, një përqindje kjo jo e madhe. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...