​Pele mesazh Ronaldos pas rekordit të arritur (Foto)

PUBLIKUAR

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka shkuar në 78 gola me Portugalinë, duke lënë prapa legjendën braziliane Pele me 77 gola për me Brazilin

Portugalia i ka mposhtur 5:1 Ishujt Faroe, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shënoi het-trik 3’, 29’ dhe 65’.

Me këto tre gola, portugezi ka hyrë në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të futbollit me Kombëtare.

Këtë sukses të portugezit e ka përshëndetur edhe vet Pele me anë të një postimi në Twiter.

“Urime Ronaldos që i është bashkuar elitës së pestë të FIFA-s si golashënues. Përgëzime”, shkruan Pele.

Para Ronaldo janë vetëm Godfry Chitalu i Zambisë më 79 gola, Kunishige Mamamoto i Japonisë më 80 gola, Ferenc Puskas i Hungarisë më 84 gola dhe Ali Daei i Iranit më 109 gola. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/pele-mesazh-ronaldos-pas-rekordit-te-arritur-foto-427983/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...