​Neymari shpërthen në lot pas ndeshjes kundër Strasbourgut

PUBLIKUAR

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, u largua nga fusha duke qarë pasi u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin Parc des Princes, kundër Strasbourgut.

Sulmuesi 26-vjeçar e lakoi kyçin e këmbës dhe u detyrua ta linte ndeshjen në gjysmë, pasi që i duhej të merrte trajtim mjekësor në zhveshtoren e PSG-së, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Neymarit, mirëpo PSG-ja arriti ta fitojë këtë ndeshje, e zhvilluar në kuadër të Kupës së Francës, me rezultat 2-0. Djelmoshat e Thomas Tuchel e siguruan këtë fitore përmes golave të shënuar nga Edinson Cavani dhe Angel Di Maria.

Me këtë fitore, tani PSG-ja ka kaluar në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Francës.

Neymari është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi PSG-ja u detyrua t’i shpenzojë plot 220 milionë euro për ta blerë atë. Përkundër talentit të tij të madh, ai nuk arriti ta dëshmojë veten në sezonin e kaluar, dhe të parin për të në Francë, pasi që pësoi një lëndim serioz. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...