​Mourinho e pranon: E dua këtë lojtarë të Realit

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka pranuar se është i interesuar për Gareth Bale

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho vetëm një ditë para ndeshjes me Real Madridin ka folur për transferimin e mundshëm të Gareth Bale.

Portugezi e pranoi se, nëse Reali dëshiron ta shes, atëherë ata do të luftojnë për të marrë shërbimet e tij.

“Bale? Nëse ai luan nesër, atëherë kjo do të thotë që planet e tij janë që të mbetet në Real Madrid. Por, nëse ai nuk luan, atëherë unë do të luftojë me ato skuadra që e duan. Unë do të pres në anën tjetër dhe do të luftojë me trajnerët tjerë për të”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Realit në Superkupën e Evropës.

Mediat spanjolle dhe ato angleze shkruajnë se Reali dëshiron ta shes Bale për t’ia liruar vendin sulmuesit francez, Kylian Mbappe. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...