​Morata tregon pse u largua nga Reali

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka folur edhe një herë tjetër për largimin nga skuadra e tij e zemrës, Real Madrid

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata insiston se nuk ka dashur të qëndronte në Real Madrid edhe një vit tjetër duke qenë zëvendësues.

Ai madje tha se ishte i lumtur dhe Zidane e dëshironte në skuadrën e tij.

“Zidane dëshironte që të qëndroja dhe unë isha i lumtur në Madrid, por nuk mund të isha zëvendësues. Ka ardhur koha kur unë duhet të luajë dhe të ngritëm si lojtarë”, tha Morata për Daily Mail.

“Nuk dua vetëm të jem ambicioz, por dua të shënoi gola dhe të kem sukses”.

Morata në Real u kthye në verën e vitit 2016 nga Juventus, por përfundoi si zëvendësues i sulmuesit francez Karim Benzema, çka bëri që ai një vit më vonë të kalonte në Chelsea për 80 milionë euro. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...