​Montella gëzon Andre Silvan

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se Andre Silva do të ketë më shumë vetëbesim pas tre golave ndaj Austria Wien

Montella ka lavdëruar punën e sulmuesit portugez Andre Silva, për të cilin tha se ishte i uritur për të shënuar.

Ai po ashtu tha se ndeshja ndaj Austria Wien është ndryshe prej atyre të Serie A.

“Andre Silva ishte i uritur dhe shënoi golat e tij. Kjo është ndeshje ndryshe prej atyre të Serie A, por ai na ndihmoi të shfrytëzojmë hapësirat në mbrojtjen e tyre”, tha Montella pas ndeshjes.

“Kjo paraqitje dhe këto gola padyshim që do t’i japin atij më shumë vetëbesim, për të cilin vërtetë ka pasur nevojë”.

MIlan fitoi 5:1 në udhëtim ndaj Austria Wien, ndërsa Andre Silva shënoi tre prej këtyre golave. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...