Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij, Karim Benzemës, duke thënë se talenti i tij nuk vlerësohet aq sa duhet dhe se ai është shumë i rëndësishëm për klubin madrilen.
Benzema është afër për ta mbushur një dekadë me Real Madridin, pasi që iu bashkua këtij klubi në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe, ai i ka shënuar 202 gola në 433 ndeshje për gjigantin spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Ai është golashënuesi i tetë më i mirë në histori të klubit, megjithatë merr vazhdimisht mjaft shumë kritika pasi që i ka shënuar vetëm pesë gola në këtë sezon të La Ligës.
“Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë sa i mirë është ai, ata nuk e kuptojnë sa i rëndësishëm është ai për skuadrën tonë”, ka thënë Modric. /Gazeta Express/


