Lucia Rubio ka treguar se si Paulo Dybala i ka shkruar asaj në WhatsApp
Modelja argjentinase dhe ish e dashura e Mauricio Islas, ka treguar miqësinë e saj me yllin e Juventusit, Pauolo Dybala.
Ajo ka treguar se Dybala i ka shkruar në WhatsApp, por vetëm si shok, pasi janë shokë të mirë.
“Dybala më ka kontaktuar në WhatsApp, por ai është i fejuar dhe është djalë i mirë. E njoh që kur ishim fëmijë në Cordoba, më ka pyetur vetëm si shoqe”, ka thënë Lucia. /Express/







