Rodrigo Palacio pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Inter
Inter është shumë pranë transferimit të mesfushorit të Atalantas, Roberto Gagliardini për 25 milionë euro.
Por, pritet që në drejtim të kundërt të shkojë edhe sulmuesi Rodrigo Palacio, i cili nuk dëshiron të largohet nga Serie A, ani pse ka oferta nga skuadra të tjera.
Palacio kështu do të bashkohej me trajneri Gian Piero Gasperini, me të cilin ishin së bashku në Genoa dhe Inter më vonë. /Express/



