Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, e ka nënvizuar dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford” këtë verë.
Përfaqësuesi italian nuk është i pëlqyeri i Jose Mourinhos në formacionin bazë, me portugezin që është i gatshëm ta lërë atë të largohet për një çmim të duhur, tranmseton Gazeta Express.
Darmian është përfolur për një kalim të mundshëm në Inter apo Juventus.
“Dua të luaj më rregullisht. sezonin e kaluar, nuk luajta shumë, prandaj ky është synimi dhe ambicia ime”, tha Darmian.
“Prandaj dhe kam folur me trajnerin dhe klubin për të ardhmen time. Dua të largohem, por do ta shohim çfarë ndodh sepse unë s’e di”, shtoi ai.


