​Mbrojtësi bën ndërhyrje të ashpër ndaj Lukakus, por rrëzohet vetë në fushë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Ndeshja e djeshme, mes Manchester Unitedit dhe Southamptonit, në Old Trafford, pati shumë momente të cilat do të mbesin gjatë në mendjen e tifozëve të dy skuadrave, për shkak të golave të mrekullueshme që u shënuan në këtë ndeshje.

Para se ta shënonte golin e dytë të ndeshje, Romelu Lukaku i kishte lënë të gjithë gojëhapur, pasi Ryan Bertrand i Southamptonit e kishte bërë një ndërhyrje tejet të rrezikshme ndaj tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, për shkak të fizikut të jashtëzakonshëm, sulmuesi i Manchester Unitedit as që u rrëzua dhe vetëm e vazhdoi vrapin e tij, ndërsa Bertrand u rrëzua pas përplasjes me Lukakun. Gjyqtari e ndali ndeshjen dhe e ndëshkoi Bertrandin me karton të verdhë.

Manchester Unitedi e fitoi këtë ndeshje, me rezultat 3;2, në mënyrë mjaft dramatike, duke e shënuar golin e fitores afër fundit të ndeshjes, ndërsa Paul Pogba gaboi nga pika e penalltisë në minutat shtesë të lojës.

Fillimisht në epërsi kishin kaluar mysafirët, duke shënuar gol në minutën e 26-të. Por, “Djajtë e kuq” u treguan më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku e shënuan nga një gol brenda gjashtë minutave.

Rezultati u barazua përsëri në minutën e 75-të përmes golit të shënuar nga James Ward-Prowse. Mirëpo, në minutën e 88-të, Lukaku e shënoi edhe golin e tij të dytë për këtë ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...