​Mathieu largohet nga Barcelona, transferohet në Bundesliga

PUBLIKUAR

Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere

E ardhmja e Jeremy Mathieu është larg Barcelonës, pasi lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Lojtarit tashmë i është bërë e qartë nga zyrtarët e klubit dhe ofertat kanë filluar të vijnë për të.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit është skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila e kishte kërkuar edhe verën e kaluar.

Mathieu konsiderohet si një nga fajtorët kryesor për dështimin e Barcelonës, sidomos për dy takimet vendimtare të sezonit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe Malagas në La Liga. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...