​Lukaku: Nuk e kuptoj pse nuk luajmë kështu gjithmonë

PUBLIKUAR

Sulmuesi belg i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, e ka pranuar se performanca e skuadrës së tyre në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Newcastle është mënyra se si duhet të luajnë “Djajtë e kuq” gjithmonë.

Tifozët e Manchester Unitedit në Old Trafford nuk janë mësuar të shikojnë futboll sulmues gjatë periudhës kur në pozitën e trajnerit të klubit anglez ka qenë Jose Mourinho, sidomos gjatë këtij sezoni, kur portugezi është kritikuar veçanërisht për stilin e lojës në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht dukej se “Djajtë e kuq” do të pësonin një rezultat të keq edhe në ndeshjen e së shtunës, pasi që pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Newcastle. Megjithatë, Manchester Unitedi arriti ta përmbysë rezultatin në 3-2.

Golin e parë për Manchester Unitedit e shënoi Juan Mata nga gjuajtja e lirë. Pastaj Anthony Martial arriti ta barazojë rezultatin pas një kombinimi me Paul Pogban. Dhe në minutat e fundit të ndeshjes, Alexis Sanchez e shënoi golin e fitores.

Duke folur për media pas ndeshjes, sulmuesi Lukaku e pranoi se ata duhet të performojnë si në pjesën e dytë të asaj ndeshje.

“Nuk është mirë për zemrën kur ndeshja është si kjo, por të kënaqë kur fiton në këtë mënyrë. Edhe mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë ishte mënyra se si duhet të luajmë gjithmonë futboll”, ka thënë Lukaku.

“Këtë gjë duan ta shohin edhe tifozët, dhe kjo është mënyra se si ne duam të luajmë. Nuk e kuptoj pse nuk luajmë kështu gjithmonë por në fund të ditës, e fituam ndeshjet dhe duhet të vazhdojmë kështu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...