Liverpool është shumë pranë mbrojtësit portugez Jose Fonte
Skuadra e Liverpoolit është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Southamptonit, Jose Fonte, shkruan Daily Mirror.
Lojtari tashmë ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta lejojnë të largohet, me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin të interesuara për të.
Por, ai në fund duket se ka zgjedhur që të bashkohet me ish bashkëlojtarët Nathaniel Clyne, Adam Lallana, Dejan Lovren dhe Sadio Mane, të cilët luajnë në Liverpool. /Express/


