Felipe melo pritet të largohet nga Inter gjatë afatit kalimtar të verës
Mesfushori brazilian, Felipe Melo nuk është në planet e trajnerit të ri Stefano Pioli dhe po mendon largimin nga Giusseppe Meazza.
Sipas Calciomercato, lojtari tashmë ka marrë ofertë shumë të mirë nga Valenca dhe pritet të transferohet në La Liga.
Skuadra spanjolle drejtohet nga trajneri italian, Cesare Prandelli, i cili kishte punuar në të kaluarën me Melon dhe e beson se do të ndihmonte skuadrën e tij, e cila gjendet në krizë të rezultateve. /Express/


