Balde Keita është dëshira e radhës e trajnerit Vincenzo Montella
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca pritet të largohet në fund të këtij edicioni, pasi ka humbur besimin e trajnerit Vincenzo Montella.
Për Baccan kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane, me Milanin tashmë të gatshëm që ta shes, shkruan Calciomercato.
Por, drejtuesit e skuadrës menjëherë kanë menduar për zëvendësuesin e tij, i cili është sulmuesi i Lazios, Keita Balde. /Express


