​Lajmi i ditës: Ronaldo kthehet në United

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë, presidentin Florentino Perez dhe dëshiron largimin nga Real Madrid

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është më i lumtur ne Real Madrid dhe dëshiron kthimin në Manchester United, shkruan Mirror.

Portugezi ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë në skuadër dhe me presidentin Florentino Perez, prandaj e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është në dyshim

Siç shkruan gazeta, Unitedi është gati që të paguajë një shumë të majme për portugezin, të cilin e dëshiron sërish mbrapa në Old Trafford.

Për më shumë, thuhet se Ronaldo tashmë ka nisur të kërkojë një shkollë private për djalin e tij.

Ronaldo pikërisht nga Unitedi në vitin 2009 ishte transferuar në Real për 96 milionë euro. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...