​Ky është plani i Joshua për t’u bërë si Ali dhe Tyson

PUBLIKUAR

Boksieri britanik Anthony Joshua beson se emri i tij do të renditet përkrah legjendave si Muhammad Ali dhe Mike Tyson

Joshua dëshiron që të bëhet boksieri i parë që mban të katër titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë.

Anglezi aktualisht ka në pronë titujt e botës në versionet WBA dhe IBF në peshën e rëndë, por po planifikon të luftojë me zelandezin Joseph Parker, që është kampion në versionin WBO dhe amerikanin Deontay Wilder që është kampion në versionin WBC.

Kështu ai beson se nëse i shton edhe këta tituj tjerë, atëherë do të futet në mesin e më të mëdhenjve në peshën e rëndë.

“Unë jam në prag që emri im të përmendet përkrah të mëdhenjve si Muhammad Ali dhe Mike Tyson”, ka thënë Joshua, shkruan Daily Mail. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...