Kryetari i Liverpoolit, Joe Anderson ka kërkuar të hetohet transferimi i Ross barkleyt nga Everton ën Chelsea
Ross Barkley para disa ditësh kaloi nga Everton në Chelsea për 15 milionë euro, 35 më pak se sa skuadra nga Liverpooli kishte kërkuar një vit më parë.
Kjo është mjaftueshme për kryetarin e Liverpoolit, Joe Anderson, i cili kërkon nga policia të hetojë këtë transferim.
Ai mendon se dikush është duke përfituar jashtëligjshëm nga ky transferim.
“Besoj se rrethanat e transferimit të tij tani duhet hetuar seriozisht. Është në interesin tuaj që së paku ta hetoni dhe të siguroni fansat që asnjë individ nuk është duke përfituar jashtëligjshëm nga këto transferime”, thuhej në letrën e majorit të Liverpoolit, drejtuar Federatës angleze dhe Premierligës.
“Jam aq i shqetësuar nga rrethanat e këtij transferimi saqë kam kërkuar nga autoritetet policore që të hetojnë nëse ka ndonjë mashtrim”. /Express/


