​Koke kërcënon Barcelonën

PUBLIKUAR

Koke ka thënë se do të shkojnë në Barcelonë për tre pikë

 

Mesfushori i Atletico Madridit ia ka bërë të qartë Barcelonës se në Camp Nou do të luajnë vetëm për tre pikë.

Ai tha se skuadra është e entuziazmuar pas tre fitoreve radhazi dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast, për të fituar tre pikë të plota kundër Barcelonës.

“Ka qenë javë e mirë ku arrite tre fitore. Nuk kemi arritur ende asgjë dhe tashmë duam të mposhtim Barcelonën. Le të shfrytëzojmë këtë entuziazëm për tre pikët e radhës”, tha fillimisht Koke.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë, por ne kemi dëshirën dhe entuziazmin të fitojmë atje. Ne jemi shumë mirë të përgatitur fizikisht”.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit do të zhvillohet këtë të mërkurë me 21 shtator. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...