Jurgen Klopp e dëshiron yllin e Bayer Leverkusenit, Julian Brandt
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e përcjellë që një kohë të gjatë mesfushorin e talentuar të Bayer Leverkusenit, Julian Brandt.
Brandt do të lejohet që të luaj deri në fund të këtij edicioni, e më pas gjatë verës të tentohet transferimi i tij, shkruan The Liverpool Echo.
Brand kushton 25 milionë euro, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich. /Express/



