Kanë përfunduar ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
Tashmë katër skuadra e kanë siguruar fazën e kualifikimit direkt në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.
Mbrëmë kualifikimin e siguruan dy skuadra, PSG dhe Bayern Munich, të dyja pjesë e grupit B.
Në ndeshjet e sontme e siguruan edhe dy skuadrat angleze, Manchester City që mposhti Napolin dhe Tottenham kampionin aktual të Evropës, Real Madrid. /Express/



