​Katastrofë për Unitedin, ylli i skuadrës suspendohet për ndeshjen me Realin

PUBLIKUAR

Eric Bailly është suspenduar me tre ndeshje dhe nuk do të luajë në Superkupën e Evropës ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly është suspenduar me tre ndeshje, për shkak të kartonit të kuq ndaj Celta Vigos në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Lojtari kishte reaguar shumë keq pas ndëshkimit me të kuq dhe tashmë është suspenduar për tre ndeshje.

Një ndeshje e ka kryer, duke mos luajtur në finale të Europa League ndaj Ajaxit.

Ai kështu do të mungojë në Suerlupën e Evropës ndaj Real Madridit, e cila do të zhvillohet më 8 gusht në Shkup.

Po ashtu, Bailly do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...