Juventus ka arritur marrëveshje me Schalken për transferimin e gjermanit, Benedikt Howedes
Sky Italia njofton se Juventus tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Schalke për transferimin e qendërmbrojtësit, Benedikt Howedes.
Howedes do të huazohet për një sezon, me të drejtë blerje në fund.
Për sezonin në huazim Juventus do të paguajë 3.5 milionë euro, ndërsa për blerjen e plotë të kartonit edhe 11.5 milionë euro të tjerë, që në total bëjnë 15 milionë euro. /Express/


