Luis Enrique është në mesin e trajnerëve që mund të drejtoj skuadrën e Interit nga edicioni i ardhshëm
Interi ditë më parë shkarkoi trajnerin italian, Stefano Pioli, pas rezultateve të dobëta në Serie A, ku në shtatë ndeshjet e fundit skuadra ishte mposhtur pesë herë dhe kishte barazuar dy herë.
Në mesin e shumë emrave që janë përmendur , është edhe ai i trajnerit aktual të Barcelonës, Luis Enrique, shkruan AS.
Drejtori i ri Sabatini kishte punuar në të kaluarën me Enriquen, gjatë kohës kur të dy ishin te skuada e Romës.
Në listën e Interit po ashtu janë edhe Antonio Conte (Chelsea), Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Mauricio Pochettino (Tottenham). /Express/



