Inter ka përcjellë mbrëmë dyshen e Monacos, Kylian Mbappe, Fabinho dhe Tiemoué Bakayoko
Ndeshja ndërmjet Monacos dhe Manchester Cityt është përcjellë edhe nga Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio.
Ai mbrëmë ka vëzhguar tre lojtarë të Monacos, të cilët ishin lojtarët më të mirë kundër Cityt, duke siguruar kështu një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, Fabinho dhe Tiemoué Bakayoko, ku të tre shënuan nga një gol në fitoren 3:1 ndaj skuadrës angleze, shkruan Calciomercato.
Por, Inter do të ketë shumë të vështirë transferimin e tyre, pasi për ta interesohen skuadrat më të mëdha evropiane. /Express/


