​‘Ibrahimovic do ta ndihmonte shumë Milanin’

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic ende është në kërkim të një skuadre për sezonin e ri

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, që kur Manchester United vendosi të mos ia vazhdonte kontratën, shkau i një lëndimi që ka në gju.

Por, kjo nuk i ka ndalur shumë skuadra që të interesohen për Ibran, një ndër to edhe Milan.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Andrea Conti insiston se suedezi do të ndihmonte shumë Milanin këtë sezon.

“Ibrahimovic është kampion i madh dhe ka fituar gjithçka në futboll. Ai definitivisht do të ishte një ndihmë e madhe për Milanin”, tha Conti.

Për Ibran janë duke u interesuar edhe disa skuadra nga Amerika. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...