​Hazardi mungon në ndeshjen e radhës të Chelseat

PUBLIKUAR

Mesfushori belg i Chelseat, Eden Hazard, nuk do të udhëtojë më bashkëlojtarët e tij në Greqi për ndeshjen e radhës, kundër PAOK Salonika, të vlefshme për Evropa Ligë.

Ylli belg e ka filluar sezonin e ri të Premierligës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i shënuar 5 gola deri më tani, të cilat e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në ligë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai nuk do të udhëtojë me skuadrën e Chelsea në Greqi për ndeshjen e Evropa Ligës, pasi që trajneri i ri, Maurizio Sarri, ka vendosur t’i dhuroj atij pushim, pas hat-trickun që e shënoi në ndeshjen e së shtunës kundër Cardiffit.

Sarri pritet ta emërojë një skuadër plotësisht të ndryshme nga ajo që luan zakonisht në Premierligë. Kapiteni Gary Cahill pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë këtë sezon, por edhe Ruben Loftus-Cheek, Ross Barkley dhe Andread Christensen pritet të marrin pjesë.

Për më tepër, Harzardi, i cili është përshkruar nga trajneri i tij si një ndër lojtarët më të mirë të Evropës, pritet të mos marrë pjesë edhe në ndeshjen kundër West Hamit në javën e ardhshme të Premierligës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...