​Hazard kërkon të mbrohet nga gjyqtarët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se trupi i tij ka filluar ta ndiejë lodhjen pas trajtimit të keq që e merr gjatë ndeshjeve nga kundërshtarët, dhe për këtë arsye ka thënë se për të do të ishte më e mirë nëse do të mbrohej nga gjyqtarët.

27-vjeçari kishte mbetur i lënduar pas ndeshjes kundër Manchester Unitedit në Stamford Bridge, me një lëndim në shpinë, pasi lojtarët e “Djajve të kuq” kishin bërë ndërhyrje të vazhdueshme në të për ta ndaluar, transmeton Gazeta Express.

Dhe për shkak të këtyre ndërhyrjeve, belgu, i cili ka arritur t’i shënojë shtatë gola dhe t’i bëjë katër asiste në vetëm dhjetë ndeshje të këtij sezoni të Premierligës, ka thënë se ai ka filluar të ndiejë ndikimin e këtyre ndërhyrjeve në trupin e tij.

“Unë jam duke e ndierë ndikimin, kam qenë duke luajtur si futbollist profesionist për më shumë se dhjetë vite tani. Jam 27-vjeçar dhe teksa po bëhem më vjetër, duhet të kujdesem më shumë për trupin tim”, ka thënë Hazard.

“Kam bërë ‘yoga’ qysh kur kam ardhur në Chelsea. Nuk jam i lumtur për këtë gjë, që sulmohem nga kundërshtarët, por është pjesë e futbollit. Gjyqtari tenton ta bëjë punën e tij dhe unë e bëj timen”.

“Për mua, do të ishte më mirë nëse do të më mbronin më shumë gjyqtarët, por e kuptoj se për ta është e vështirë ta ndëshkojnë dikë me karton të verdhë qysh në fillim. Në çdo vend është e njëjta gjë për mua. Ne kemi mjekë të fizioterapisë në klub, kështu që unë thjesht marr më shumë trajtime”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...