Sulmuesi i Chelseat dhe Belgjikës, Eden Hazard, mendon se asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me yllin e Barcelonës, Lionel Messin.
Hazardi shpesh është krahasuar me përfaqësuesin argjentinas për shkak të stilit të lojës dhe aftësive teknike me topin, transmeton Express.
Megjithatë, ai e pranon se përveç shtatit fizik dhe prirjes për të dribluar, ai dhe lojtarë të stilit të tij nuk mund të krahasohen me Messin.
“Nuk mund të krahasohemi me Messin”, ka thënë Hazard të hënën mbrëma.
“Është e pamundur. Jemi të vegjël dhe të shpejtë, por ai shënon në të gjitha ndeshjet”, shtoi belgu. /Express/


