​Guardiola pas fitores ndaj Shakhtarit: Kjo ishte paraqitja jonë më e mirë në këto tri sezone

PUBLIKUAR

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme, duke thënë se kjo ishte paraqitje më e mirë e tyre gjatë këtyre tri sezoneve nën drejtimin e tij.

Manchester City arriti ta sigurojë fitoren e dytë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve mbrëmë, kur fituan me rezultat 3-0 kundër Shakhtar Donetsk. Kjo fitore ia siguroi skuadrës së Guardiolës pozitën e parë në grupin F, përcjell Gazeta Express.

Dy golat e David Silvas dhe Aymeric Laportes brenda 35 minutave të parë të ndeshjes bënë që kjo ndeshje të fillonte në rrugë të mbarë për Manchester Cityn, por goli i Bernardo Silvas në pjesën e dytë arriti ta thellojë edhe më shumë rezultatin e ndeshjes.

“E mrekullueshme. Në pjesën e parë e kishim paraqitjen më të mirë që e kemi bërë në këto tri sezonet e fundit”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Shakhtarit.

“Ne kishim shumë presion pas disfatës kundër Lyonit. Fitorja kundër Hoffenheimit, që e arritëm në minutat e fundit, ka bërë që ne të jemi në një pozitë të mirë dhe tani ne mund ta kontrollojmë fatin tonë”.

“Ajo që më gëzon më së shumti është mënyra se si luajtëm. Rezultati është i shkëlqyeshëm sepse ne e pamë në pjesën e dytë se çfarë mund të bëjë Shakhtari. Ata na shtynë neve shumë dhe kanë lojtarë shumë të talentuar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...