​Guardiola i përgjigjet kritikëve të yllit të skuadrës së tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se ylli i skuadrës së tij, Raheem Sterling, është përballur me akuza të padrejta pas akordimit të pasaktë të penalltisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetskut.

Sterlingu u rrëzua në tokë pasi që u pengua nga bari i fushës në ndeshjen kundër kampionëve të Ukrainës dhe për këtë arsye gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti për anglezët, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 6-0, përcjell Gazeta Express.

Gjyqtari Viktor Kassai vendosi gabimisht se anësori anglez ishte penguar nga kundërshtari i tij, Mykola Matyvenko dhe e akordoi penalltinë. Nga pika e penalltisë u tregua i saktë Gabriel Jesus, i cili e thelloi edhe më tej rezultatin e ndeshjes.

Që nga atëherë, Sterlingu ka kërkuar falje që nuk e ka informuar gjyqtarin e ndeshjes për gabimin e tij, megjithatë trajneri i tij, Guardiola, beson se ai nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë, si dhe mendon se mediat kanë gabuar kur e kanë kritikuar lojtarin.

“Mendoj se këtë herë e kam kuptuar që është e padrejtë sepse nuk e di pse duhet ta kritikoni Raheemin. Ai nuk është duke simuluar. Ai u pengua në barë dhe ishte një vendim i gabuar i gjyqtarit”, ka thënë Guardiola.

“Ai është një djalosh i mrekullueshëm, ai bën gjithçka në fushë, lufton për çdo top dhe e bëri një gabim sepse është 23-vjeçar. Më besoni, nuk e kuptoj se çfarë po thonë njerëzit për veprimin e tij”.

“Ai do të bëhet më i fortë, ai është më i fortë sesa kur u takuam për herë të parë në vitin tim të parë me të. Tani, ai i kontrollon emocionet e tij shumë më mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...