​Gjyqtari zbulon arsyen pse s’ia dha Zlatanit topin e het-trikut

PUBLIKUAR

Gjyqtari francez, Tony Chapron, ka bërë të ditur se ai nuk kishte pranuar t’ia japë Zlatan Ibrahimovicit topin pas ndeshjes ku suedezi kishte arritur ta shënojë një het-trik, pasi që sulmuesi i PSG-së ishte treguar i pasjellshëm.

Në vitin 2015, Ibrahimovici kishte arritur ta shënonte një het-trik për klubin e tij, dhe sapo kishte përfunduar ndeshja, ai kishte shkuar te gjyqtari për t’ia kërkuar topin, kërkesë kjo që nuk u plotësua nga Chapron.

“Ai erdhi afër meje, i kërciti gishtërinjtë e tij dhe më tha: ‘Topin!’. Unë kam katër vajza dhe kur jemi bashkë dhe ato duan dicka, duhet të më thonë ‘të lutem’ në fund të fjalisë, përndryshe unë nuk reagoj”, ka thënë Chapron.

“Kështu që, e njëjta vlen edhe për Ibrahimovicin, është një formë edukimi. Mendoj se është gabim për shoqërinë nëse i harrojmë gjërat e thjeshta si ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’. Ky ishte vetëm fillimi, pasi që askush nuk i thotë jo Zlatanit. Me siguri unë jam i pari që e kam bërë një gjë të tillë”.

“Ai është shumë bezdisës, jo vetëm me gjyqtarët, por ai gjithmonë i fajëson bashkëlojtarët e tij, gjithmonë tenton të shkaktojë probleme për kundërshtarët. Është i çmendur. Ai është futbollist i mrekullueshëm, por në fushë është një tjetër person dhe është shumë e vështirë për një gjyqtar të referojë në ndeshjet e tij”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...