​Gjiganti evropian nis bisedimet me Coutinhon, nuk është Barcelona

PUBLIKUAR

Tashmë është e sigurt se Philippe Coutinho do të largohet nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të dimrit ose verës së ardhshme

Ditë më parë mediat spanjolle dhe ato angleze kishin shkruar se Liverpool ka njoftuar Barcelonën se është e gatshme ta shes Philippe Coutinhon gjatë janarit për 150 milionë euro.

Kaq ka mjaftuar që Drejtori Sportiv i PSG-së, Antero Henrique dhe agjenti Kia Joorabchian të takohen në Londër dhe të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme për verën e ardhshme.

Drejtuesit e PSG-së nuk mendojnë se Coutinho d të largohet gjatë dimrit, prandaj po përgatiten për verën e ardhshme.

PSG do të plotësojë kërkesën financiare të Liverpoolit, ndërsa në anën tjetër brazilianët e PSG-së do të ndihmojnë në bindjen e Coutinhos që të zgjedh skuadrën parisiene para Barcelonës. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...