Dani Carvajal ka thënë se është gati për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal është duke u stërvitur normalisht me skuadrën e parë dhe insiston se është gati për finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai madje tha se fizikisht është 200 për qind gati për këtë ndeshje.
“Unë jam fizikisht 200 për qind gati, ndërsa psiqikisht jam 300 për qind gati për ndeshjen ndaj Juventusit”, tha Carvajal gjatë konferencës për media.
“Shpresoj se do të hyjmë në histori, duke fituar dy vite radhazi Ligën e Kampionëve”. /Express/



