​FFK kërcënon FSHF-në se do ta denoncojë në FIFA

PUBLIKUAR

Federata e Futbollit e Kosovës nuk eshët aspak e kënaqur me Federatën e Futbollit të Shqipërisë, e cila vazhdon të ftojë lojtarët kosovarë

FFK do të kërkojë edhe zyrtarisht nga Federata e Futbollit të Shqipërisë të mos ftojë më futbollistët kosovarë që bëjnë karrierë në Evropë.

Në FFK thonë se ligjërisht nuk i takon shtetit të Shqipërisë të japë nënshtetësi e më pas FSHF-ja t’i paraqesë për regjistrim në FIFA, nëse futbollistët kosovarë nuk kanë të paktën njërin prind nga Shqipëria.

Kjo siç thonë në FFK është e ndaluar me rregulloren e FIFA-s për statusin e lojtarëve.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka theksuar se është e papranueshme nga Shqipëria që të ftojë një futbollist kosovar nëse ai është ftuar nga Kosova ose është në planet e saj.

“Rregullat për statusin e lojtarit nga FIFA janë të qarta. Nuk mund të marrin nënshtetësi dhe të bëhen pjesë e Shqipërisë pa pasur edhe një person nga Shqipëria ose pa jetuar të paktën dy vjet në Shqipëri. Kem nisur diskutimet me FIFA-n për mbrojtjen e lojtarëve të Kosovës. Nëse kemi ndonjë rast do të reagojmë në FIFA”, tha Salihu për Koha Ditore.

Shumica e lojtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova dhe i fundit që po kërkohet është Edon Zhegrova, të cilin po ashtu e dëshiron edhe Kombëtarja e Kosovës. /Expresss/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...