​Evra në United, përgjigjet agjenti

PUBLIKUAR

Patrice Evra mund të mbetet në Juventus deri në fund të këtij edicioni

Mbrojtësi Francez, Patrice Evra është lënë jashtë skuadrës së Juventusit nga trajneri Massimiliano Allegri.

Mediat në Itali dhe Angli kanë shkruar se lojtari mund të kthehet në Manchester United, pasi pëlqehet shumë nga trajneri portugez, Jose Mourinho.

Por, për këtë nuk është i sigurt agjenti i lojtarit, Federico Pastorello, i cili tha se gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim.

“Nuk është e thënë që Evra do të largohet nga Juventus. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, tha Pastorello për Juvenews.eu. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...