​E përjashtoi me të kuq ndaj Realit, Aspas e fyen rëndë gjyqtarin (Foto)

PUBLIKUAR

Iago Aspas mund të marrë një dënim të rëndë, pasi fyrjeve që i kishte bërë gjyqtarit Martínez Munuera

Sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas ka humbur durimin pas përjashtimit me kartonë të kuq ndaj Real Madridit.

Ai gjatë largimit ka fyer rëndë gjyqtarin Martínez Munuera, i cili e ndëshkoi me të kuq pas dy të verdhë, pasi Aspas simuloi në zonën e Realit.

“Mut, ju jeni një mut”, i ka thënë Aspas, shkruan Marca.

Kujtojmë se këto fjalë nuk janë përfshirë në raportin e gjyqtarit, por pavarësisht kësaj, kjo mund t’i kushtojë shumë.

Kur Aspas u ndëshkua me të kuq, Real Madrid ishte duke fituar 2:0, ndërsa deri në fund të ndeshjes u shënuan edhe tre gola të tjerë, një nga skuadra e tij dhe dy të tjerë nga Reali. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...