​Dy skuadra angleze ofrojnë nga 57 milionë për Bonuccin

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Manchester City janë duke u interesuar sërish për Leonardo Bonuccin

 

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola duan të përforcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të dy këta trajnerë e duan një lojtarë, mbrojtësin fantastik të Juventusit, Leonardo Bonucci.

Metro shkruan se, të dy skuadrat janë të gatshme që të ofrojnë nga 57 milionë euro për italianin, i cili cilësohet si një nga më të mirët në botë.

Problem mbetet vetëm dëshira e lojtarit, i cili shumë herë e ka bërë të qartë se është i lumtur dhe dëshiron të luaj në Juventus. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...