​Draxler në Bayern? Përgjigjet Hoeness

PUBLIKUAR

Julian Draxler pritet të largohet nga PSG pas vetëm gjashtë muajsh

Transferimi i  Neymar dhe ardhja e Kylian Mbappe do të thotë se Julian Draxler nuk ka vend në skuadrën e parë të PSG-së.

Kjo ka bërë që ai të jetë në kërkim të një skuadre të re, me Bayern Munichun si një nga opsionet.

Por, këtë shpresë të lojtarit e ka shuar presidenti Ulu Hoeness, i cili tha se Bayerni tashmë ka shumë lojtarë të mirë në skuadër.

“Julian Draxler? Nëse do shkojmë të blejmë një lojtar si Draxler, atëherë ashtu si në rastin e blerjes së James do shtrohet pyetja: Po Thomas Müller? Padyshim që një lojtar si Julian do i përshtatej shumë mirë Bayernit, por ne nuk duam të shesim asnjë nga lojtarët që kemi”, tha Hoeness për mediat gjermane.

Për Draxler po interesohen dy skuadrat angleze Liverpool dhe Arsenal. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...