​Dovizioso shtynë festën e Marquez

PUBLIKUAR

Titulli kampion bote në MotoGP do të vendoset në garën e fundit të kampionatit, në Valencia. Kjo, për faktin se në pistën e lagur të Sepangut, në Malajzi, ai që shkëlqeu ishte Ducati dhe Andrea Dovizioso

Piloti italian arriti të triumfojë në garën e parafundit të kampionatit, duke e çuar në 21 pikë diferencën me Marc Marquez, që ishte përgatitur ta festonte titullin e tij të katërt këtë fundjavë, por tani është i detyruar të presë edhe dy javë tw tjera.

Kryevepra e Dukatit u kompletua nga Jorge Lorenzo, që u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që shkallën më të ulët të podiumuit e zuri francezi Zarco.

Për Dovizioson, suksesi në garën e Malajzisë ishte i gjashti sezonal, duke barazuar kështu spanjollin Marquez, i cili në këtë garë u detyrua të kënaqej me vendin e katërt. Menjëherë pas tij u pozicionuan Dani Pedrosa, që fitoi “pole position” të shtunën, si dhe Danilo Petrucci.

Gara e Sepangut konfirmoi edhe njëherë vështirësitë e Jamahës zyrtare. Rossi bëri aq sa mundi, duke u renditur në vendin e 7, ndërsa Vinales nuk shkoi më shumë sesa pozicioni i nëntë, i paraprirë në të tetin nga Jack Miller. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...