Kevin Strootman nuk do të luaj në dy ndeshjet kryesore kundër Milanit dhe Juventusit
Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane e ka dënuar me dy ndeshje mos lojë mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.
Holandezi është dënuar pasi kishte hedhur uji në drejtimin të mesfushorit të Lazios, Cataldi, ndërsa ky i fundit është dënuar me një ndeshje mos lojë.
Kjo do të thotë se Strootman nuk do të jetë në dy ndeshjet e ardhshëm derbi, ku Roma luan kundër Milanit dhe Juventusit. /Express/


